INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet mesazhi kërcënues në adresë të Klement Zgurit: O m*t, do të vras ty edhe...

Zbulohet mesazhi kërcënues në adresë të Klement Zgurit: O m*t, do të vras ty edhe...

Publikuar më: 14:59 05-07-2019

Kryetari i KQZ, Klement Zguri dhe familja e tij janë kërcënuar. Burimet për mediat tregojnë se kërcënimet kanë ndodhur pas mbledhjes së KQZ-së ku pati debat të ashpër dhe palët u përplasën për hapjen e kutive të 30 qershorit. Kërcënimet kanë qenë në adresë të tij dhe të familjes. Për shkak të këtyre kërcënimeve serioze Zguri është marrë në mbrojtje nga një numër i madh efektivësh të Gardës.

Ndërkohë është zbuluar dhe mesazhi të cilin Zguri ka marrë përmes rrjetit social Facebook.

Shtetasi me identitet E.Pjetrini, i ka shkruajtur: “O m*t, do të vras ty edhe familjen”, shkruan TopChannel.

Klement Zguri aktualisht po ruhet nga katër punonjës të Gardës së Republikës.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003364086151123