INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet në tru ‘rrjeti’ i cili mund të kontrollojë urinë

Zbulohet në tru ‘rrjeti’ i cili mund të kontrollojë urinë

Publikuar më: 11:47 27-06-2019

Keni menduar ndonjëherë sesi të kontrolloni urinë, dhe cila është mënyra më e mirë?

Shkencëtarët kanë zbuluar një zonë në trurin e njeriut e cila sipas tyre funksionon si një qendër kontrolli e cila u thotë njerëzve nëse janë të uritur apo jo.

Duke manipuluar aktivitetin në këtë pjesë të trurit , mjekët do të jenë në gjendje të ndihmojnë pacientët të shërohen duke kontrolluar urinë nëse janë të sëmurë, obezë apo anoreksikë.

Një zbulim i tillë është realizuar nga specialistë të Universitetit në Arizona të SHBA-së. sipas tyre në trurin e njeriut ekziston një qendër emocionale e quajtur amygdala që ka nën kontroll urinë.

Edhe pse një eksperiment i tillë është kryer tek minjtë, mjekët shpresojnë se shumë shpejt do të jenë në gjendje të shuajnë neuronet në mënyrë që të ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga anoreksia të hanë më shumë dhe t’i rindezin për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga obeziteti për të frenuar oreksin e tyre.

Të ngrënit është një aktivitet bazë për organizmin dhe ka ende për të mësuar mbi ushqimin dhe urinë. Mënyra sesi të ushqyerit shndërrohet në një crregullim është një mënyrë komplekse mes mënyrës sesi truri ynë merr informacione sensitive dhe sesi funksionon sistemi tretës.

Rreth 70 milionë njerëz në botë vuajnë nga crregullimet e të ushqyerit ku përfshihen ushqimi i tepruar, anoreksia, bulimia, apo obeziteti.

Një pjesë e trurit ndihmon nevojat bazë si uria, etja, apo gjumi. Por ne hamë edhe emocionalisht dhe shkencëtarët amerikanë duan të zbulojnë atë pjesë të trurit që kontrollon urinë emeocionale dhe sesi mund të përdoret për të moderuar të ushqyerin.

Ata zbuluan se disa pjesë të trurit flasin me njëri-tjetrin për të për të komunikuar oreksin ose për ta zhdukur, por një grup i trurit në amygdala, qendra emocionale e trurit, dukej të kontrollonte të gjithë këët komunikim.

Article Logic
Execution time: 0.0037651062011719