INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet për herë të parë ‘vrima e zezë’. Shkencëtarët e cilësojnë ‘përbindësh’

Zbulohet për herë të parë ‘vrima e zezë’. Shkencëtarët e cilësojnë ‘përbindësh’

Publikuar më: 15:30 10-04-2019

Astronomët kanë arritur të dallojnë imazhin e parë të një vrime të zezë, e cila ndodhet në një galaktikë të largët. Ajo ndodhet në një hapësirë tre milionë herë më të madhe se Toka dhe është përshkruar nga shkencëtarët si “një përbindësh”. Vrima e zezë është 500 milionë trilioën km larg dhe u fotografua nga një rrjet prej tetë teleskopësh në të gjithë botën. Prof. Heino Falcke, i Universitetit Radboud në Holandë, i cili propozoi këtë eksperiment, tha se vrima e zezë u gjet në një galaktikë të quajtur M87. “Ajo që shohim është më e madhe sesa madhësia e gjithë sistemit tonë diellor. Ka një masë 6.5 miliardë herë më të madhe se ajo e Diellit dhe është një nga vrimat më të mëdha të zeza që ne mendojmë se ekziston’’, është shprehur ai. Imazhi tregon një “unazë zjarri” intensivisht të ndritshme, siç përshkruan Prof Falcke, duke rrethuar një vrimë të errët të përkryer rrethore. Kjo dritë e shndritshme është shkaktuar nga gazi i mbinxehur që bie në vrimë. Drita është më e ndritshme se të gjitha miliarda yjet e tjerë të galaktikës, prandaj mund të shihet nga një distancë e tillë, si Toka.

 

Article Logic
Execution time: 0.0044701099395752