INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zbulohet riprogramimi i qelizave. Do zgjatet jeta deri në 108 vjet [Video]

Publikuar më: 16:51 16-12-2016

Jetëgjatësia normale e nje njeriu mund të arrijë deri në 108 vjet. Një trajtim i ri i qelizave do të na ndihmojë të jetojmë, pse jo një të tretën e jetës më gjatë: Teknika përfshin riprogramimin e qelizave në mënyrë që ato të funksionojnë si të reja. Deri më tani, teknika është testuar në qelizat e lëkurës te minjtë, por studiuesit thonë se mund të duhen 10 vjet deri sa ajo të testohet tek njerëzit.
Procesi përfshin marrjen e qelizave të lëkurës duke bërë që ato pjesërisht të kthehet në ashtu sic çishin në embrion.Minj të vjetër që iu nënshtruan procesit dukeshin më të rinj. Ata kanë pasur funksionim më të mirë të zemrës dhe kanë jetuar 30 për qind më të gjatë. Juan Carlos Izpisua Belmonte, autor i studimit, tha se: "Studimi ynë tregon se plakja nuk mund të vazhdojë në një drejtim të vetëm e se ajo mund të ndryshojë". Studiuesi Alejandro Ocampo u shpreh se riprogramimi qelizor, i bën qelizat të duken më të reja por pyetja që vjen pas kësaj është nëse ata mund të aplikojnë këtë proces përtëritje në një kafshë të gjallë". Konvertimi i një numri të madh të qelizave të trupi, në qeliza burimore mund të çojë në dështimin e organeve ose në vdekje, thanë autorët.

Article Logic
Execution time: 0.0025918483734131