INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet se gjyqtarja e vrarë ka kërkuar dhe mbrojtje nga ambasadori LU

Zbulohet se gjyqtarja e vrarë ka kërkuar dhe mbrojtje nga ambasadori LU

Publikuar më: 16:46 31-08-2017

Pas ekzekutimit të gjyqtares Fildes Hafizi me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasëmi, në zonën e Xhamllikut në Tiranë, zbulohet se ajo i ka dërguar një vit më parë një letër ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ku i lutej për ndihmë pikërisht se kishte frikë ish-bashkëshorti i saj.
Hafizi shkruante se ndihet e braktisur nga shteti përballë kërcënimeve me jetë të ish-burrit të saj ndaj i drejtohet Donald Lu me argumentin se: “Nuk kam më se kujt t’i drejtohem. Ju siguroj që shqetësimin tim e kam ndarë me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë, sigurisht duke u kujdesur gjithmonë që të mos influencoj në dhënien e drejtësisë, por mesa duket veshët janë të shurdhër. Për të ndarë këtë shqetësim timin do ju isha mirënjohëse nëse do më kushtonit disa minuta nga koha juaj”!

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215