Të martën në mesditë një polic humbi jetën. Ngjarja fillimisht u shit si aksidentale, pasi u mendua se ai shkreu armën nga pakujdesia dhe morri plagë të rënda. Po një ditë më pas sipas Lapsit, polici ka tentuar vetëvrasjen, pas një sherri me bashkëshorten e tij. Mësohet mes presionit të sherrit me të shoqen, Çeça shkoi në dhomën e gjumit, mori pistoletën e shërbimit dhe qëlloi veten pranë zemrës. Bashkëshortja, pasi dëgjoi të shtënën me armë u alarmua. Polici u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të plagëve. Polici nuk ka pasur probleme në punë dhe mendohet të ketë qenë sherri me bashkëshorten shkak për tentativën e vetëvrasjes.