INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet shifra e saktë. Sa para po transportonte ‘Toyota Yaris’!

Zbulohet shifra e saktë. Sa para po transportonte ‘Toyota Yaris’!

Publikuar më: 08:11 25-06-2018

Është zbuluar shifra e saktë e eurove të sekuestruara një ditë më parë në Portin e Durrësit. Ndonëse në fillim u përfol se ishin 1.5 milionë euro dhe më pas 5 milionë, nga numërimi i parave rezulton se janë sekuestruar 3 milionë e 470 mijë euro.
Paratë ishin fshehur në dy makina tip ‘Toyota Yaris’ të cilat kishin ardhur me traget nga Ankona bashkë me disa makina të tjera të ngarkuara në një trajler.
Grupi hetimor ka marrë gjurmët e gishtave nga paratë, ndërsa ka shoqëruar tre persona. Policia ka shoqëruar pronarin e kamionit që po transportonte makinat, Edi Lika si dhe shoferin.
Gjithashtu është shoqëruar edhe djali i pronarit të kamionit që shoqëronte shoferin, Klevis Lika, 19 vjeç. Nga analiza që iu është bërë parave nuk rezultojnë false dhe dyshohet se janë siguruar nga aktivitete kriminale.
Policia po heton dokumentacionin e makinave për të zbuluar se kush është dërguesi i tyre, destinacioni si dhe burimi i parave.
Policia shqiptare është informua nga Interpoli për këtë sasi të madhe parash që po i drejtohej shtetit shqiptar dhe pas kontrollit në makinë, në pjesë të ndryshme të saj u gjet e fshehur sasia e valutës.
Autoritetet tona në bashkëpunim edhe me Interpolin po përpiqen të gjejnë gjenezën nga është nisur Toyota dhe ku do të përfundonte me qëllim për të kapur dhe identifikuar personat që janë organizatorët e transportit të parave.
Ndërkohë ditën e enjte në seancën parlamentare, kreu i PD Lulzim Basha denoncoi direkt deputetin socialist Taulant Balla, i cili sipas tij kishte qenë pak ditë më parë në Gjermani duke porositur një mjet tip Toyota Yaris, brenda së cilës ishin 1.5 mln euro para droge.

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045