INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet shteti i ri që preferojnë shqiptarët, por që i refuzon sistematikisht

Zbulohet shteti i ri që preferojnë shqiptarët, por që i refuzon sistematikisht

Publikuar më: 15:35 28-12-2018

Shtetasit shqiptarë nuk ka lënë vend në botë pa kërkuar mundësi për të jetuar. Këtë herë po shkojnë gjithnjë e më larg në Irlandë.

Gazeta The Journal.ie, shkruan se gjatë vitit që po përfundon janë pikërisht shqiptarët në majën e listës së personave që u është refuzuar hyrja në territorin e Irlandës.
Të dhënat përfshijnë vetëm refuzimet në kufirin brenda aeroportit, që duke qenë Irlanda një ishull janë gjithsesi një pjesë e mirë e refuzimeve totale.

Pjesë nga shkrimi për refuzimin e shqiptarëve në mediat irlandeze:

Sipas të dhënave, 487 nënshtetas shqiptarë janë refuzuar të kalojnë kufirin, për arsye që shpesh herë kanë të bëjnë me mungesën e dokumentacionit, por edhe nga precedentët penalë të personave në fjalë, shkruan a2.
Shqiptarët ndiqen nga pas nga brazilianët (459), gjeorgjianët (365), kurse më larg gjenden bolivianët dhe afrikanët jugorë.
Sipas të dhënave zyrtare të vitit 2016, shqiptarët që banojnë në Irlandë në mënyrë të rregullt ishin 727.

Aeroporti i Dublinit
Një shifër relativisht modeste kjo, por që e analizuar bashkë me të dhënat e refuzimeve, mund të çoj deri aty ku mund të thuhet që Irlanda po zbulohet nga bashkëqytetarët tonë si një destinacion gjithmonë e më shumë i preferuar për të ndërtuar një jetë të re.
Një paradoks i hidhur deri diku, duke menduar që deri disa dekada më parë, Irlanda ishte burim i madh i migracionit nga Evropa, i përqendruar në veçanti në Shtetet e Bashkuara ku irlandezët formojnë një nga komunitetet më të rëndësishme.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939