INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet si u helmuan spiuni rus dhe vajza e tij

Zbulohet si u helmuan spiuni rus dhe vajza e tij

Publikuar më: 12:57 08-03-2018

Vajza e spiunit rus, Sergei Skripal mund ta ketë sjellë pa dashje agjentin nervor nga Moska si dhuratë. Të dy babë e bijë janë duke luftuar për jetën pasi u gjetën ditën e diel në gjendje të rëndë të ulur në stol, ku dhe janë ekspozuar ndaj substancës. Në rrezik për jetën është edhe një polic që mbërriti i pari në vendngjarje. Daily Mail, u referohet burimeve të saj që po merren me hetimin e ngjarjes, të cilët thonë se Yulia Skripal, 33 vjeç, mund të ketë sjellë toksinën me vete nga Rusia si një dhuratë nga miqtë për babain, Sergei, 66 vjeç. Ajo mund ta ketë hapur “dhuratën” kur të dy ishin në Salisbury të Anglisë. Policia thotë se një agjent nervor është përdorur për të helmuar qëllimisht Skripalët. Të dy janë në koma duke luftuar për jetën, së bashku me një polic që mbërriti i pari në vendngjarje. Anglia ka reaguar me zemërim ndaj Rusisë, duke menduar se ajo është pas kësaj ngjarje të rëndë. Raportohet se Anglia po përgatit një listë me zyrtarë rusë që do dëbohen nga vendi nëse mësohet se Moska qëndron pas kësaj tentative vrasje. Agjentët nervorë janë kimikate shumë toksike, që sulmojnë sistemin nervor. Hetimi i kësaj çështje është nga më të ndjeshmet me të cilat është përballur Britania prej kohësh. Skripal ka qenë agjent i inteligjencës ushtarake ruse. Por sipas hetuesve rusë, ai nisi të punonte për inteligjencën britanike në vitin 1995 dhe u dha atyre sekrete shtetërore. Në vitin 2004 ai u arrestua dhe u dënua në Rusi për tradhti të lartë në formë spiunazhi.

Article Logic
Execution time: 0.0022549629211426