INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni arsyet, pse bankat i transportojnë paratë jashtë vendit

Zbuloni arsyet, pse bankat i transportojnë paratë jashtë vendit

Publikuar më: 12:54 10-04-2019

Sistemi bankar funksionon duke mbledhur para nga kursimtarët, kundrejt një përqindje të caktuar interesi.

Njëlloj si me tregtinë, shkruan Monitor këto para, banka duhet t’i investojë me interesa më të larta dhe diferenca i mundëson bankës të mbulojë shpenzimet e veta dhe të nxjerrë një fitim të caktuar.
Paratë e depozituesve, në euro ose valutë, bankat, një pjesë e mbajnë si rezervë të detyrueshme, një pjesë e investojnë kryesisht për të dhënë kredi. Duke qenë se bankat kanë qenë të kujdesshme me kredidhënien, huadhënia për ekonominë ka qenë e vakët vitet e fundit.

Tepricën në lekë, bankat e investojnë duke blerë letra me vlerë të qeverisë shqiptare. Ndërsa tepricën në valutë bankat e vendosin në institucione financiare jashtë dhe për këtë arsye u duhet ta transferojnë, ndonëse së fundi bankat kanë preferuar ta mbajnë valutën edhe pranë Bankës së Shqipërisë .

Ky transferim kryhet fizikisht dhe kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike.

Transporti bëhet me Cargo Ajrore, që është shërbim që e ofrojnë kompanitë ajrore e quhet “High Value Cargo Service”. Ky është një shërbim i shtrenjtë, si rrjedhojë transaksioni i këmbimit bëhet me vlera të mëdha që të jetë i leverdishëm dhe për këtë arsye, disa banka bëhen bashkë për të rritur vlerën.

Ndryshe nga vitet e kaluar, bankat nuk kanë preferuar t’i vendosin paratë jashtë, pas kufizimeve të vendosura nga Banka e Shqipërisë. Bankat tregtare kanë rritur mbajtjen e likuiditeteve te Banka e Shqipërisë sidomos në valutë, edhe pse interesi i ofruar është negativ.

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154