Një video promovuese per Pixel 3 ka treguar aftësinë e telefonit për të skanuar shpejt një adresë e-mail apo kontakt nga një kartë biznesi . Videoja, e postuar nga MySmartPrice, gjithashtu duket se ka konfirmuar rikthimin e funksionalitetit Active Edge dhe kontrollet gesture.
Ky funksionalitet i skanimit tashmë është në dispozicion si pjesë e Lensit të Google, ku është në gjendje të krijojë një kontakt të ri në bazë të informacionit qe merr nga një foto e një karte biznesi. Dallimi këtu është se Pixel 3 eshte në gjendje të skanojë detajet duke përdorur aplikacionin e kamerës pa pasur nevojë të shkrepi një fotografi më parë dhe pastaj të hapë aplikacionin tuaj të postës elektronike. Ky eshte nje nder opsionet qe do kete Pixel 3 qe do te publikohet me 9 Tetor te ketij viti.