Pjesëmarrja e ulët në votime detyroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të shtyjnë me 60 minuta procesin e votimit, duke ju dhënë mundësi qytetarëve edhe 1 orë më shuam për të votuar. Por ky vendim ka sjellë reagimin e kreut të LIBRA-s Ben Blushi nëpërmjet rrjetit social facebook.
Ben Blushi:
“E shtynë humbjen dhe një orë.
E shtynë votimin dhe një orë megjithëse qendrat e votimit sidomos ne Tiranë janë bosh. Shenjë paniku. Prapë do humbin”.