INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhja e Prokurorit, Rama sërish ftesë opozitës. Çfarë i kërkon Lulzim Bashës

Zgjedhja e Prokurorit, Rama sërish ftesë opozitës. Çfarë i kërkon Lulzim Bashës

Publikuar më: 09:39 11-12-2017

Ndërsa kanë mbetur edhe 24 orë kohë nga depozitimi i kandidaturave për Prokurorin e përkohshëm të Përgjithshëm, Edi Rama i qëndron ftesës për opozitën që këtë çështje ta zgjidhin bashkarisht. Edi Rama i kujtoi Lulzim Bashës marrëveshjen e 17 majit, ndërsa tha se gjetja e një konsensusi për çështjen e prokurorit do të ishte një hap i madhe edhe për një marrëveshje në raport me interesin e vendit për integrimin në BE.
Edi Rama:
“Sot natyrshëm u fol për zgjedhjen e Prokurorit të përkohshëm të përgjithshëm, një zgjedhje sa i përket bazës ligjore se si bëhet është e qartë. Por për fat të keq ka krijuar një situatë moskuptimi me opozitën, ët cilës unë përfitoj ti drejtohem përsëri me thirrjen që ne ta shfrytëzojmë këtë moment për të eksploruar çdo mundësi mirëkuptimi dhe për të dalë me një zgjedhje të mirëkuptimi mes palëve të prokurorit të përkohshëm. Ne e kemi mundësinë dhe të drejtën që ta zgjedhim Prokurorin e përkohshëm, por ashtu siç kishim mundësinë të hynim në zgjedhje pa i shtrirë dorën në mënyrë të vazhdueshme opozitës, dhe nuk e shfrytëzuam atë mundësi atë të drejtës në emër të diçkaje më të madhe që është interesi kombëtar. Sot përsëri jemi shumica që e shikon këtë çështje jo me syrin e momenti, jo me qëllime të tjera përpos qëllimit strategjik të vendit tonë që është në radhë të parë. Ne do ta shfrytëzojmë si nj proces ndërveprimi dhe bashkëpunimi për të garantuar se Shqipëria, përfaqësuesit e popullit shqiptarë do të bëjnë për Shqipërinë gjithçka që ka në dorë në funksion të çeljes së negociatave për anëtarësim.
Por nëse opozita nuk angazhohet ne do të zgjedhim prokurorin e përgjithshëm të përkohshëm por ne do të presim deri në fund opozitën,. Pasi besojmë se kjo do të jetë pikënisja e një bashkëpunimi për Evropën. Por në anglisht të jemi bashkë, për të treguar se të gjitha palët këtu duan çeljen e negociatave për anëtarësim, sepse këtë e duan shqiptarët. Nuk na çon nevoja të trokasim në derën e opozitë por na çon vetëdija se kështu është më mriz për vendin tonë. Kemi mbështetjen e gjithë vendeve të BE por dhe SHBA për ta bërë këtë gjë”.

Article Logic
Execution time: 0.0042629241943359