INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet, Ambasada Italiane bën thirrje: Evitoni frekuentimin në ambientet që do të shërbejnë si qendra votimi

Zgjedhjet, Ambasada Italiane bën thirrje: Evitoni frekuentimin në ambientet që do të shërbejnë si qendra votimi

Publikuar më: 11:12 27-06-2019

Tre ditë para zgjedhjeve vendore, ambasadat e huaja në Shqipëri po ju bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të tregojnë kujdes në datën 30 qershor.

Ambasada italiane ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit, që pritet të mbahen ditën e dielë. Ambasada italiane shkruan se po monitoron situatën dhe rekomandon që të ndiqen përditësimet edhe përmes rrjeteve tona sociale, veç organeve të shtypit në përgjithësi.

“Me rastin e zgjedhjeve të kontestuara vendore, të planifikuara për më 30 qershor, lajmërojmë se mund të regjistrohen momente tensioni pranë qendrave të votimit, në veçanti, por jo ekskluzivisht në veri të vendit.

Rekomandojmë të evitohet frekuentimi në këto zona, ambientet që do të shërbejnë si qendra votimi etj. Është sugjeruar përgjithësisht për të përdorur maturi maksimale në lëvizje. Ambasada e Italisë vazhdimisht monitoron situatën prandaj rekomandohet të ndiqni përditësimet gjithashtu nëpërmjet rrjeteve sociale.” -shkruhet në njoftimin e ambasadës italiane, në të cilën janë publikuar edhe numrat e telefonit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032238960266113