Aleatët e Partisë Demokratike i kanë dërguar një letër KQZ-së për nisjen e proceduarave për zgjedhjet e 13 tetorit.
Letra mban vulën e LSI-së, Partisë Republikane dhe PAA. Këto parti argumentojnë se nuk e njohin 30 qershorin si datë të zgjedhjeve lokale, pavarësisht se ato u zhvilluan në 61 bashkitë e vendit. Ato thonë se njohin dekretin e Presidentit dhe bazuar në të kërkojnë nisjen e procedurave.
Ky vendim vjen pas mbledhjes që aleatët zhvilluar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë blu.