Për herë të parë pas 30 qershorit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka thënë qartë dhe prerë se ai nuk do ta njohë procesin e votime, pasi sipas opozitës ishte nul dhe nuk prodhon asnjë përfaqësim publik.
“30 qershori ishte jo vetëm veprim anitkushtetues dhe antidemokratik, por edhe një veprim me kosto politike e shoqërore që dëmton direkt interesat e qytetarëve. 30 Qershori është nul, sepse cënon sundimin e ligjit dhe nuk mund të prodhojë asnjë përfaqësim politik”, thekson Basha në një postim në Facebook.
Sipas liderit të opozitës, “çdokush që pranon në heshtje apo pajtohet me vetëdije me këtë shkatërrim të Kushtetutës dhe të institucionit themelor të demokracisë, zgjedhjeve të lira, nuk i shërben as demokracisë dhe as interesit të shqiptarëve.