INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zgjedhjet lokale në Kosovë. Do të mbahen në 22 Tetor [VIDEO]

Publikuar më: 14:03 21-06-2017

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 22 tetor. Shumica e partive politike ka propozuar këtë datë gjatë takimit konsultativ që zhvilluan pasi u thirrën nga presidenti i vendit Hashim Thaçi. Edhe përfaqësuesit e komuniteteve të pranishëm në këtë takim kanë propozuar datën 22 tetor. Presidenti Thaçi tha se do t’i respektojë propozimet e partive dhe se në ditët e ardhshme do t’i shpallë zgjedhjet lokale në pajtim me ligjin. Ndërkohë  burime nga kabineti i presidentit kanë thënë për mediat se Thaçi tashmë e ka vendosur se zgjedhjet do të mbahen në këtë datë,dhe pritet vetëm që ta shpallë me dekret. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se sa më herët që të mbahen zgjedhjet lokale, është aq më mirë, duke marrë parasysh që koha e çertikimit të rezultateve zgjedhore mund të marrë shumë kohë. Ndërkohë përfaqësuesi i Vetëvendosjes ka kërkuar që KQZ të marr masa që tu shpjegojë qytetarëve sesi te votojnë pasi në zgjedhjet parlamentare numri i fletëve të votimit të pavlefshme ishte shumë i lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0022640228271484