INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet lokale në Kosovë, pjesëmarrje e ulët e qytetarëve në votime

Zgjedhjet lokale në Kosovë, pjesëmarrje e ulët e qytetarëve në votime

Publikuar më: 16:58 22-10-2017

Pjesëmarrje e ulët në votimin që po mbahen sot për zgjedhjen e krerëve lokalë në Kosovës. Të dhënat flasin për vetëm 30 për qind të qytetarëve që u janë drejtuar kutive të votimeve gati 1 orë para mbylljes së procesit zgjedhor. Gara zgjedhore zhvillohet në 38 komuna, ku do të votohet për kryetarët e rinj dhe përbërjet e reja të asambleve komunale. Të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 890 mijë qytetarë. Numri i ulët i votuesëve ka bërë që edhe ndërkombëtarët të bëjnë apel për më shumë pjesëmarrrje në votime. “Dalja e votuesve të Kosovës në zgjedhjet lokale është mjaft e ulët! U bëj thirrje njerëzve të Kosovës që të mos e humbin këtë rast që të vendosin për të ardhmen e tyre”, ka shkruar Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova në Twitter. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar hapjen e 899 qendrave të votimit, me 2,505 vendvotime. Në këto zgjedhje marrin pjesë 91 subjekte politike, prej tyre një koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur (qoftë për kryetarë komune apo për këshilltarë në Kuvendet Komunale). Për monitorimin e zgjedhjeve, KQZ-ja ka akredituar rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje.

Article Logic
Execution time: 0.0037422180175781