Duke u nisur nga zgjedhet në Akademinë e Shkencave, ish-kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i është kundërvënë kryeministrit Rama.
Vasili ka përdorur rrjetet sociale ku ka shkruar se Akademia e Shkencave ka nevojë për reformim, por jo për inkuizicionin financiar të Ramës.
Më tej, ai shton se Shkenca nuk ka nevojë për asgjësim, rrethim dhe izolim, por për mbështetje, përkrahje.
Ja postimi i plotë:
“Akademia e Shkencave ka nevojë për reformim, por jo për inkuizicionin financiar të Kryeministrit. Shkenca nuk ka nevojë per asgjësim, rrethim dhe izolim. Shkenca ka nevojë për mbështetje, përkrahje, legjislacion të ri të përparuar dhe reformë të thellë. Inkuizicioni mesjetar i kryeministrit pjellë e padijes dhe anti-shkëncës”, shkruan Vasili.