Demokratët vazhdojnë të votojnë në zyrat e Partisë Demokratike për të zgjedhur kryetarine tyre të ri.
Komisioni i Operacioneve Elektorale ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 16:30. Pjesëmarrja deri në këtë orë nuk e ka arritur kuotën 50%, çka është një numër relativisht i ulët duke konsideruar që nuk mbetet edhe shumë kohë për të votuar. Ja shifrat sipas qarqeve:
Shkodër, votuan 3478 votues, nga 8777 anëtarë
Lezhë, votuan 2250 votues, nga 5820 anëtarë
Kukës, votuan 1400 votues, nga 5105 anëtarë
Dibër, votuan 2220 votues, nga 5570 anëtarë
Durrës, votuan 2090 votues, nga 7966 anëtarë
Tiranë, votuan 13251 votues, nga 30314 anëtarë
Elbasan, votuan 3378 votues, nga 6985 anëtarë
Korçë, votuan 4405 votues, nga 8140 anëtarë
Berat, votuan 1296 votues, nga 4877 anëtarë
Fier, votuan 3913 votues, nga 11718 anëtarë
Vlorë, votuan 1607 votues, nga 5093 anëtarë
Gjirokastër, votuan 1757 votues, nga 3587 anëtarë
Në total, në të 12 qarqet e vendit, deri në orën 16.30, kanë votuar, 41.049 anëtarë, nga 103.952 anëtarë