INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet për PE në Greqi, fiton partia që ‘kërcënoi’ Shqipërinë

Zgjedhjet për PE në Greqi, fiton partia që ‘kërcënoi’ Shqipërinë

Publikuar më: 09:19 27-05-2019

Vota e grekëve ka nxjerrë fitues për zgjedhjet e Parlamentit Europian konservatorët e “Demokracisë së Re”, të cilët kryesojnë me 32.27%, gati 9.4 pikë më shumë sesa partia qeveritare, dhe udhëheqësi i tyre Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Tsipras.

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka pranuar pak para mesnatës së të dielës rezultatin e zgjedhjeve për Parlamentin Europian dhe ka deklaruar se në fund të javës tjetër do të shkojë te presidenti i vendit për të kërkuar zgjedhje të parakohshme në fund të muajit qershor.

Kujtojmë se gjatë fushatës, kreu i opozitës greke Mitsotakis kërcënoi me veto kundër integrimit të Shqipërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0045998096466064