INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjidhet kryesia e LSI-së, Meta: Presim përgjigje pozitive nga Këshilli i Europës për negociatat

Zgjidhet kryesia e LSI-së, Meta: Presim përgjigje pozitive nga Këshilli i Europës për negociatat

Publikuar më: 19:45 12-12-2016

Komiteti Drejtues i LSI ka zgjedhur sot Kryesinë e re të saj. Shezai Rokaj u zgjodh kryetar i Komitetit Drejtues, Erisa Xhixho u zgjodh Sekretare e Marrëdhënieve me Publikun. Gjithashtu, Komiteti Drejtues ka zgjedhur Eriona Bixhën, Sekretare Organizative, z. Edmond Haxhinasto, Sekretar për Çështje Programore, dhe z. Bahri Shaqiri Sekretar për Sigurinë Kombëtare.

Pas mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar, në një deklaratë për mediat, Meta tha se se synohet të përmirësohet më tej LSI dhe Shqipëria, dhe se vendi është përpara një vlerësimi të vendeve anëtare të BE për çeljen e negociatave.  Vetëm pak orë përpara se ministrat e Jashtëm të vendeve anëtarë të shprehen për çeljen e negociatave për Shqipërinë, kreu i Kuvendit, Ilir Meta është optimist që përgjigjja e Këshillit të Europës do të jetë në një linjë me rekomandimet e nëntorit.

“Ishte një kënaqësi për të zgjedhur kryesinë  e re dhe për të bërë mbledhjen e parë të kësaj kryesie. Jo vetëm kaq, por për të zgjedhur edhe disa kolegë të tjerë që do të kenë një kontribut të rëndësishëm në LSI, në kuadër të rritjes së bashkëpunimit dhe transparencës”, deklaroi Meta.

Meta tha më pas se pret nga Gjykata Kushtetuese që të japë sa më parë gjykimin e saj, në mënyrë që ti hapët rruga implementimit të të gjithë reformës.

“Presim që Gjykata Kushtetuese të japë gjykimin e saj sa më parë të jetë e mundur dhe më pas implememtin e gjithë reformës në drëjtësi bnë mënyrë që kjo reform jo vetëm të na ndihmojë për çeljen e negociatave por edhe të japë impact për ecurinë e reformave në vend”.

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941