Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka zhvilluar mbledhjen e parë nën drejtimin e Klement Zgurit. E si shenjë konsensusi dhe vendimi i parë ka qenë unanim, për të rrëzuar kërkesën e prokurorisë për ndërprerjen e mandatit të deputetit Tom Doshi.
Por ajo që ra në sy ishte mungesa e ish kreut të KQZ, Denar Biba, i cili në fakt ka zënë vend në karrigen e Klement Zgurit, në krah të përfaqësuesve demokrate. Pakënaqësinë publike për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit Biba e bëri publike në një letër të hapur reagimi.
Denar Biba:
“Ky "ndryshim kuajsh ne mes te lumit", i padëshirueshëm nga këndvështrimi i ngushte i stabilitetit te institucioneve, por i nevojshëm për stabilitetin e vendit. Personalisht e konsideroj një aksident profesional përgjatë një karriere të konsoliduar”.
Por në rast se Biba do të vijojë të mungojë në mbledhjen e KQZ vendimmarrja në institucionin e lartë zgjedhor bëhet interesante. Pasi shumica dhe opozita kanë numra të barabartë përfaqësuesish, 3 me 3.