INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Zhduket”, Ismail Morina (Ballisti)…

“Zhduket”, Ismail Morina (Ballisti)…

Publikuar më: 10:28 03-03-2016

Pas përfitimit si masë sigurie “arrest në shtëpi”, Ismail Morina i njohur si Ballisti nuk është paraqitur në seancë gjyqësore. E për këtë arsye Gjykata ka urdhëruar policinë të nis kërkimet për “Ballistin”.
Gjykata ka kërkuar, që policia ta gjejë e ta sjellë seancën e ardhshme, 17 mars 2016, në sallën e gjyqit.
Ballisi u arrestua rreth pesë muaj më parë në Tiranë, për armëmbajtje pa leje. Arrestimi i tij u bë pak ditë para ndeshjes së futbollit Shqipëri – Serbi, në “Elbasan Arena”. Morina, është personi që ka marrë përsipër ngritjen e dronit, me flamuj e simbole kombëtare shqiptare, mbi stadiumin “Partizani” të Begoradit, në ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0039629936218262