INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhdukja e bletëve nga hashashi jehonë në mediat e huaja [VIDEO]

Zhdukja e bletëve nga hashashi jehonë në mediat e huaja [VIDEO]

Publikuar më: 09:55 15-05-2017

Veç faktit se ndërkombëtarët e karakterizojnë vendin tonë si Kolumbia e Ballkanit për faktin se mbjellet dhe trafikohen lëndë narkotike ditët e fundit lajme të tjera negative po qarkullojnë. Së fundmi është përhapur shpejt jehona e fenomenit të çuditshëm të zhdukjes së bletëve. Disa mediat franzece ka dhënë alarmin për këtë fenoment duke e quajtur katastrofë ekologjike.
Shkrimet referojnë si shkakun kryesor të zhdukjes së bletëve pesticidin e fortë të përdorur për të kultivuar hashashin, teksa ritheksohet e fakti se Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë. Fermerët i trajtojnë bimët e hashashit me pesticide të ndaluara, të vjetra, dhe në sasi të madhe për të shmangur sëmundjet dhe për të kontrolluar prodhimet e tyre. Por, bletët janë shumë të ndjeshme ndaj këtyre kimikateve dhe si rrjedhojë zhduken apo ngordhin në masë, shkruhet në shkrimin, me titull Kultivimi i kanabisit, asyeja pse po vdesin bletët.
Në gazetat francezë thuhet qartë se vitin e fundit nga rreth 360.000 koshere në Shqipëri, mbi 142.000 nuk i kanë mbijetuar dimrit të 2016-s dhe se kjo është diçka që nuk ishte parë ndonjëherë!
Analiza e gjatë e shtypit francez rendit dhe disa pasoja ku spikat ajo që lidhet me ekonominë e familjeve që po rënohet prej faktit se prodhimi i mjalit po reduktohet.
Në fund të shkrimeve del dhe një konkluzion ku theksohet se bletët dhe bletarët janë viktima shqiptare të shpërthimit të kultivimit të kanabisit dhe përdorimit masiv të pesticideve, por edhe të mafias lokale dhe hipokrizisë së vendeve konsumatore, si Franca që është numri 1 në Evropë, për përdorim të narkotikëve.

Article Logic
Execution time: 0.0028340816497803