INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zhgënjejnë gjimnazet! Rektori i UM, Gjata 30% e studentëve në vit të parë bien me 3-4 nota[VIDEO]

Publikuar më: 14:40 27-03-2019

Notat fiktive që vendosen nëpër shkollat e mesme vërtetohen në universitete. Këtë problematikë e ka nxjerrë në pah një studim i kryer nga Universiteti Mjekësor. Rektori i këtij universiteti, Arben Gjata në një intervistë për IN Neës thekson se gati 1 e 3 e gjimnazistëve kur regjistrohen tek Fakultetet e Mjekësisë që në sezonin e parë të provimeve kanë një rënie të madhe sa i përket vlerësimeve që marrin.

“Në studimet që kemi bërë vitet e fundit kemi dhe një për rezultatet midis gjimnazit dhe universitetit, ku 20%-30% e studentëve bien mbi 3 apo 4 nota nga mesatarja e gjimnazit. Jemi në tentativa për të siguruar një qendër provimesh të kompjuterizuar, që po të kemi mundësi të bëjmë një konkurs serioz të matshëm dhe të pacënueshëm,” tha për IN Tv Gjata.
Edhe pse formulën që përdoret për maturanët për t'u pranuar në universitete, Rektori i Mjekësisë e quan korrekte mendon se duhet që të shtohet dhe konkursi me qëllim që studentët e rinj të jenë sa më cilësorë.
“Formula aktuale është shumë ok, problemi është që përveç formulës të marrësh 50% të pikëve nga formula dhe 50% të pikëve t'i marrësh nga konkursi. Kështu e kanë një pjesë e madhe e universiteteve në perëndim. Po ajo kërkon që të kesh infrastrukturë të përshtatëshme,” sugjeron Arben Gjata.

Article Logic
Execution time: 0.0035808086395264