INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhvendosja e protestës/ Pas Kryeministrisë, i vihet “flaka” edhe Parlamentit. Rritet numri i policëve të plagosur

Zhvendosja e protestës/ Pas Kryeministrisë, i vihet “flaka” edhe Parlamentit. Rritet numri i policëve të plagosur

Publikuar më: 20:28 11-05-2019

Protesta që zgjati për rreth tri orë përpara godinës së Kryeministrisë, është zhvendosur tanimë drejt Parlamentit. Ishte ish-deputeti i PD, Flamur Noka i cili ju bëri thirrje protestuesve të zhvendoseshin drejt zonës ku strehoet krimi.

Protesta e opozitës është zhvendosur te Parlamenti. Bombat molotov kanë vijuar të hidhen sërish, por këtë herë në drejtim të Paralemntit të Shqipërisë. Krahas bombave molotov në drejtim të Parlamenitit janë hedhur edhe fishekzjarre që kanë skuqur qiellin.

Policia u është kundërpërgjigjur protstuesve me gaz lotsjellës. Sipas informacioneve 11 policë kanë mbetur të plagosur.

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443