INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhvillimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Petrit Vasili: Sinjal për çeljen e negociatave me BE [VIDEO]

Zhvillimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Petrit Vasili: Sinjal për çeljen e negociatave me BE [VIDEO]

Publikuar më: 18:39 13-06-2018

Zhvillimet e fundit mes Maqedonisë dhe Greqisë janë vënë në qendër të diskutimeve politike dhe mediatike, gjithsesi propozimi për emrin e ri të Maqedonisë, “Republika e Maqedonisë së Veriut”, duket se do të sjellë një ndikim pozitiv për të gjithë rajonin, veçanërisht për Shqipërinë.

I ftuar në emisionin radiofonik “Sokol Balla Live”, në IN Radio 105.7, këtë të mërkurë ishte kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialistë për Integrim z. Petrit Vasili, i cili u shpreh se zhvillimet e fundit mes Maqedonisë dhe Greqisë, mund të kthehen në një dritë jeshile për çeljen e negociatave të Shqipërisë për në BE.

“Është e padiskutueshme që do të ketë kushte të forta, jam më shpresë madh nga dje për shkak të ngjarjeve që ndodhën në Maqedoni, pasi duam apo s’duam në, BE-ja ka një pozicion të caktuar edhe gjeopolitik nuk mund t’i shmangemi, nuk është se popujt tonë i kanë fatet e lidhura apo janë alternativa të njëri-tjetrit, por për shkak të mënyrës si i shikon BE-ja zhvillimet në rajon, besoj se zhvillimi i djeshëm, duhet parë në një mënyrë, është një hap më shumë sesa një ditë më parë”, është shprehur zoti Petrit Vasili.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

 

Article Logic
Execution time: 0.0034120082855225