Një zjarr masiv ka shkrumbuar një magazinë në Zharrëz të Patosit.
Raportohet se magazina është djegur plotësisht me gjithë materialet brenda saj. Ndërkohë po rrezikohet nga flakë dhe një fabrikë tjetër që ndodhet afër saj.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilët po përpiqen të neutralizojnë flakët. Deri tani dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.