Dy vatra zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së enjtes në malet e Librazhdit. Pas ndërhyrjes së autoriteteve përgjegjëse mësohet se në Parkun Kombëtar të Shebenikut dhe në Malin e Xhyrës, zjarret janë shuar.
Por, 4 vatra të tilla zjarri brenda 1 jave po konsiderohen të qëllimshme. Ndaj, shërbimi zjarrfikës ka kërkuar ndihmën e policisë për të identifikuar autorët.
Ndërkohë në ndihmë të autoriteteve për shuarjen e zjarrin në malin e Venikut kanë dhënë dhe rreth 30 banorë të fshatit.