Që në ditën e parë të nisjes së vitit të ri akademik studentët janë përballur me një rrezik për jetën, pasi në një nga godinat e Qytet Studentit ka rënë zjarr.
Mësohet se flakët e zjarrit kanë rënë në një nga dhomat godinës nr.28.
Efektivët policisë e zjarrfikës kanë ndërhyrë për evakuimin e të gjithë studentëve të godinës dhe po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.