Një zjarr ka rënë në uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, ku janë djegur mbetje toksike të naftës.
Mësohet se si pasojë e zjarrit të rënë rreth orës 7 të mëngjesit ka mbetur i plagosur lehtë 53-vjeçari me inicialet L.Y.
Forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa zjarri është vënë nën kontroll.