INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarri gjunjëzon Greqinë. 50 të vdekur dhe qindra të plagosur nga zjarret në afërsi të Athinës [VIDEO]

Zjarri gjunjëzon Greqinë. 50 të vdekur dhe qindra të plagosur nga zjarret në afërsi të Athinës [VIDEO]

Publikuar më: 07:51 24-07-2018

Ndërsa zjarret rreth Athinës po vazhdojnë për të dytën ditë, bilanci deri më tani rezulton tepër tragjik.Mediat greke flasin per 50 te vdekur dhe mbi 150 persona te plagosur.Organizata e Kryqit të Kuq të Greqisë tha të martën se ishin zbuluar trupat e rreth 26 viktimave nga zjarri shkatërrues që ka përfshirë masivet pyjore në lindje të Athinës, duke rritur ndjeshëm bilancin e vdekjeve.
"Për fat të keq kemi gjetur 26 trupa të djegur, midis dy shtëpive", tha Nikos Ekonomopoulos, kryetar i Kryqit të Kuq Grek, për televizionin shtetëror grek.

Trupat e fundit pa jetë u nxorën nga deti, deri dhe 4 milje nga brigjet e Rafinas, në orët e para të këtij mëngjesi. Ndërkohë, dyshohet se bilanci përfundimtar do të përfshijë më shumë të vdekur, pasi pranë shërbimeve përkatëse janë bërë dhjetra telefonata nga të afërm për të deklaruar persona të zhdukur.Gjithë viktimat janë gjetur në zonën ndërmjet Rafinas dhe Nea Makrit, posaçërisht në Mati dhe Kokkino Limanaki. Për fat të keq, shumë prej viktimave janë fëmijë, mes të cilëve dhe një foshnje 6 muajshe.Nga të dhënat e deritanishme, numri i të plagosurve ka shkuar në 150, 11 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve janë edhe 16 fëmijë, me djegie apo lëndime të tjera.Presidenca e Republikës njoftoi se anullohet pritja e sotme që jepet tradicionalisht çdo 24 korrik, me rastin e vendosjes së Demokracisë në Greqi.
Sot është bërë bilanci i parë i këtyre dëmeve të shkaktuara nga flakët edhe në Kinetë, ku autoritetet vendase raportojnë shumë probleme në një nga zonat më të frekuentuara turistike.Rreth 30 shtëpi u shkrumbuan, ndërsa autoritetet po përllogaritin të gjitha dëmet në këtë zonë. Që nga mëngjesi i djeshëm kur u shfaq vatra e parë, zjarri ka djegur sipërfaqe të konisderueshme me pemë dhe shtëpi. Zjarri u përhap me shpejtësi në pjesën veriore të Kinetës, veçanërisht në zonat e Maroula, Galini etj. Për të lokalizuar flakët ka qënë mjaft e vështirë për shkak të terrenit si dhe erës së fortë. Ndërkohë edhe banorët e zonës janë angazhuar së bashku me punojësit e Shërbimin Zjarrëfikës, ku me mjete primitive kanë punuar për të vënë nën kontroll flakët. Gjithashtu, vendi fqinj gjatë ditës së djeshme si pasojë e flakëve ka humbur dhe shumë materiale dhe objekte të rëndësishme historike, pasi muzeu i luftës në Kretë është shkrumbuar totalisht.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494