Një zjarr në Milot po rrezikon banesat e kësaj zone.
Bëhet me dije se zjarri është nisur nga disa banorë për të djegur disa kallamishte por që era e fortë i ka përhapur flakët duke e nxjerr jashtë kontrollit.
Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur 3 zjarrfikëse por terreni i vështirë dhe kushtet atmosferike po ua bëjnë të vështirë.
Flakët po arrijnë deri në Rrugën e Kombit.