Një zjarr që shpërheu pasditen e djeshme shkatëroi pjesën më të madhe të Notre-Dame de Paris, duke shuar në pak minuta një histori 800 vjeçare.
Të gjithë sytë e botës janë kthyer me trishtim në Paris. Duket se fjalët kanë qenë të tepërta edhe për gazetat më të mëdha botërore. Në faqet e tyre të para shkruhet 'Tragedi of Notre-Dame' dhe pamjet realisht këtë herë shprehin më shumë se fjalët.
Notre-Dame është monumenti historik më i vizituar në botë. Katedralja u ndërtua mes viteve 1163 dhe 1344. Asaj iu deshën rreth 100 vite për t'u ndërtuar, ndërsa në pak orë zjarri e shkatërroi.
Ja me çfarë tituj u hapën faqet e para të gazetave më të mëdha botërore: