Pak pas mesnatës të së dielës nje zjarr i madh ka përfshirë tregun “Camden Lock”, në veri të kryëqytetit britanik.
Sipas zëdhënësit të shërbimeve emergjente zjarrëfiksit u lajmëruan pak para mesnatës nga banorët që panë flakët të dilnin nga ndërtesa e tregut.
Duke folur për MailOnline, zëdhënësi tha, “Aktualisht kemi tetë motorë zjarri atje dhe gjashtëdhjetë zjarrfikës. Ne u thirrëm pak para mesnatës. Ende nuk ka raporte për plagosje. Është një incident i vazhdueshëm dhe do të ketë përditësime në mëngjes”.
Gjithashtu forcat zjarrëfikse shprehen se zjarri është nën kontroll dhe nuk ka viktima, por për siguri të banorëve, apartamentet në afërsi të vatrës së zjarrit janë evakuuar.
Policia gjithashtu konfirmoi se ishte shumë herët për të thënë nëse ka të plagosur.
Tregu “Camden Lock” përbëhet nga më shumë se 1,000 dyqane e salla dhe tërheq me mijëra turistë çdo javë.
Banorët që ndodheshin në afërsi të vendngjarjes kanë postuar pamje të zjarrit në rrjetet sociale, duke u lutur që mos të ketë viktima.
Është hera e dytë që “Camden Lock Market” përfshihet nga flakët.
Në vitin 2008 një zjarr I madh që përfshiu tregun, coin ë mbylljen e tij për disa muaj.