INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Zoti Kryeministër na turpërove me tutat e Noyzit”... Përgjigjja e Ramës të le pa fjalë [FOTO]

“Zoti Kryeministër na turpërove me tutat e Noyzit”... Përgjigjja e Ramës të le pa fjalë [FOTO]

Publikuar më: 10:26 08-11-2017

Pantallonat e veshura nga Kryeministri Edi rama një ditë më parë kanë nxitur diskutime në rrjet. Madje ndjekësit e tij në facebook nuk kanë nguruar që ti thonë kryeministrit se “i turpëroi” veshja e tij një ditë më parë. Por përgjigjja e Edi Ramësh është pikante, kur i përgjigjet komentit të një djali të ri. “Hahaha o i shkreti unë...” thotë Kryeministri në komentin e tij, ndërsa i kujton se veshja është çështje personale dhe nuk e ndalon askush që të vishet si të dojë.
Lexoni komentin dhe përgjigjen e Kryeministrit”
“:K. B.::: O ZOTI KRYEMINISTËR KU TË SHKOI NË MENDJE TË VESHËSH TUTAT E NOYZIT ME KËPUCË SERIOZE, NA TURPËROVE
Edi Rama:
Hahaha o i shkreti unë që të turpërova ty, po pse mor çun u turpërove ti? Mos u turpëro hiç fare, veshja është çështje personale dhe nuk ka as ligj që e ndalon njeriun të vishet siç i vjen për mbarë, as ligj që të detyron ty të jesh krenar apo i turpëruar nga veshja e dikujt tjetër? Kështu ka qenë dikur kur ti s’kishe lindur ndoshta, po ajo kohë ka vdekur shyqyr Zotit dhe jemi të lirë të vishemi si të duam, ti me tatuazhe, unë me pantallona që duken si tuta apo me tuta që i vesh si pantallona?”

 

rama_per_brekushet.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494