INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zv/Kryeministri Peleshi flet për ligjin e plehrave: Nuk do të ketë referendum, ja pse

Zv/Kryeministri Peleshi flet për ligjin e plehrave: Nuk do të ketë referendum, ja pse

Publikuar më: 18:42 30-09-2016

Zv/Kryeministri, Niko Peleshi tregoi qartë qëndrimin e qeverisë për të mos lejuar një referendum lidhur me importin e plehrave, edhe pse opozita dhe shoqëria civile po e kërkon një gjë të tillë.

Peleshi nga Korça u shpreh se nuk do të ketë një referendum për importin e plehrave, dhe se nuk duhet ngatërruar ligji i mëparshëm i importit të plehrave me atë aktual.  Për Zv/Kryeministrin, importi i mbetjeve si lëndë e parë dhe importi i plehrave sipas ligjit të vjetër, që parashikonte djegien dhe groposjen e tyre janë dy realitete krejtësisht të ndryshme.

“Ne e kemi ndaluar importin e mbetjeve, nuk ka dhe nuk do të ketë ligj që lejon importin e tyre dhe për këtë shkak, nuk ka arsye për të mbajtur referendum,” u shpreh Peleshi.

Article Logic
Execution time: 0.0034399032592773