INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zyrtare: De Biasi lë jashtë dy yje për ndeshjen me Izraelin [VIDEO]

Publikuar më: 12:08 07-11-2016

Surprizon Gianni De Biasi me listën e futbollistëve për ndeshjem me Izraelin në “Loro Borici  të shtunen e 12 nëntorit. Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit për këtë vit sa i përket kualifikueseve të Botërorit “Rusi 2018”, ndërsa trajneri Gianni De Biasi ka publikuar edhe listën e lojtarëve të grumbulluar me këtë rast  nga 26 të grumbulluarit mungojnë emra të rëndësishëm si Sokol Cikalleshi, Ergys Kace dhe Shëklzen Gashi, ndonëse futbollisti i Colorado Rapids nuk do të mund të ishte i gatshëm për eliminatoren e radhës për shkak të dëmtimit që pësoi në kavilje.

Tranjeri De Biasit  tha  se nuk do të jetë një sfidë jo edhe aq e lehtë pasi është një skuadër e fortë, me cilësi të mira.

"Izrael është një skuadër e fortë, me cilësi të mira dhe me lojtarë që aktivizohen në kampionatet më të rëndësishme europiane. Kësisoj, nuk do të jetë një ndeshje e lehtë”.

Por a mund të ëndërrojmë mrekullinë edhe në Botëror?

“Ëndrrat janë të bukura për të gjithë, por dëshirat duhen të jetë realiste dhe të përmbajtura, pasi të shkojmë në Rusi 2018 duhet shumë punë dhe fat. Megjithatë besoj se do të arrijmë diçka pozitive edhe në këto kualifikuese. Do të bëjmë maksimumin, siç bëmë në Europian, përndryshe nuk do të isha ende në stolin drejtues të kombëtares së Shqipërisë”, ka thënë në konferencë Gianni De Biasi.

Megjithatë, De Biasi shprehet se kemi vetëm një ndeshje gjatë këtij muaji dhe do të bëhet gjithçka për ta fituar atë.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Berisha, Hoxha, Strakosha, Shehi.

Mbrojtës: Aliji, Djimsiti, Hysaj, Agolli, Mavraj, Ajeti, Veseli.

Mesfushorë: Basha, Memushaj, Roshi, Hyka, Lila, Lenjani, Xhaka, Kukeli, Grezda, Abrashi.

Sulmues: Balaj, Çani, Sadiku, Llullaku, Manaj.

Article Logic
Execution time: 0.0020358562469482