INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtare/ Shtyhet hapja e negociatave me BE deri në 2019, ja çfarë shkruan komisioneri Hahn, reagon ministri Bushati [FOTO]

Zyrtare/ Shtyhet hapja e negociatave me BE deri në 2019, ja çfarë shkruan komisioneri Hahn, reagon ministri Bushati [FOTO]

Publikuar më: 18:16 26-06-2018

Ministrat e Jashtëm kanë arritur kompromis në parim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë vitin e ardhshëm, por të kushtëzuar me përmbushjen e disa parakushteve. Hapja konkrete e negociatave të anëtarësimit në qershor të 2019 do të varet nga raportimi i Komisionit Europian mbi përmbushjen e parakushteve. Në tekstin e ministrave thuhet se konferenca e pare ndërqeveritare, që shënon dhe hapjen konkrete të negociatave do të zhvillohet vetëm pas përmbushjes së kushteve.

Komisionieri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn ka njoftuar se përmes një mesazhi në Twitter se negociatat për në BE do të shtyhen për në qershor të 2019-ës.

Hahn shprehu kënaqësinë që KE sheh dritë mbi konkluzionet e zgjerimit, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Rrugëtimi drejt hapjes së bisedimeve të anëtarësimit në qershor të vitit 2019 është i qartë. Një sinjal kyç ky për rajonin se progresi i bërë shpërblehet, sikurse edhe vendimtar për besueshmërinë e vet BE-së”, kështu ka shkruar komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn.

NHND.png

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati i cili është shprehur se është një ditë e mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe për të ardhmen e Bashkimit Evropian. Ai falënderon shtetet anëtare të BE dhe Komisionin Europian. 

 

shun.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0027740001678467