Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer do të vazhdojë sot ditën e dytë të vizitës në Shqipëri. Ai do të zhvillojë një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha në orën 13:45.
Më pas, pas një ore, zyrtari i lartë i DASH do të takohet me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ndërsa në orën 17:30 Palmer do të takohet me Presidentin Ilir Meta. Po ashtu Zv/ ndihmës sekretari i Shtetit do të zhvillojë edhe një takim me disa gazetarë shqiptarë. Ditën e djeshme, ai u takua me kryeministrin Rama.