INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtari i DASH flet pë marrëdhëniet me Donald Lu

Zyrtari i DASH flet pë marrëdhëniet me Donald Lu

Publikuar më: 09:15 09-02-2017

Zyra e shtypit e Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se ka besim të plotë tek ambasada dhe ambasadori amerikan në Shqipëri. Reagimi ka ardhur pas një artikulli të Huffington Post, ku Cofey, kritikon politikat e SHBA-ve në Ballkan dhe konkretisht për Shqipërinë, ndërhyrjen e ambasadorit Donald Lu në politikat e brendshme. Zyra e shtypit e DASH, në emër të zëdhënësit Mark Toner, thekson për Top Chanel se qellimi madhor amerikan në Shqipëri është mbështetja e reformave me qëllim anëtarësimin e vendit në BE. 

Ja reagimi:

“Politikat e SHBA kanë si qëllim të mbështesin anëtarësimin e vendit tuaj në BE dhe reformat e nevojshme për të arritur këtë qëllim. Këtu përfshihen mbështetja ndaj reformës në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe gjithashtu lufta ndaj ekstremizmit të dhunshm.

Ambasadori LU dhe ekipi i tij kanë punuar në partneritet me autoritetet shqptare ashtu si dhe me shoqërinë civile për të cuar përpara politikat dhe qëllimet e Amerikes. Departamenti i Shtetit, ka besim të plotë tek ambasada jonë dhe vetë Ambasadori në Shqipëri. Si miq dhe aleatë të Shqipërisë në NATO,

SHBA-të nxisin fuqimisht të gjitha palët të respektojnë fuqinë e ligjit dhe proceseve demokratike. Ne duam të shohim një Shqipëri të fortë dhe të integruar në familjen euro-atlantike”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438